Foto nga VCG
Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ndau një tjetër investim në energjinë diellore në Shqipëri, duke bërë të ditur se këto investime do t’i shtohen dita-ditës fuqisë prodhuese, shkruan “ATSH”.
Sipas kryeministrit Rama, kjo do të garantojë sovranitetin energjetik të vendit dhe do të përmbushë objektivin strategjik të Shqipërisë 2030 eksportuese neto të energjisë.
“Tjetër investim ndër një seri të tillësh në buqetën e re të energjisë së gjelbër, që do t’i shtohen dita-ditës fuqisë prodhuese, për të garantuar sovranitetin energjetik të vendit dhe përmbushur objektivin strategjik të Shqipërisë 2030 eksportuese neto e energjisë”,- shkroi kryeministri Rama në rrjetet sociale.
Burimet alternative të energjisë nga panelet diellore dhe centralet fotovoltaike lundruese janë një rrugë e re për të krijuar siguri dhe rezerva energjetike. Interesi për instalimin e impianteve fotovoltaike për vetëprodhim apo qëllime tregtimi të energjisë mbetet i lartë në Shqipëri. (Irma)