Festa e birres (Foto Panorama)
Startoi në Korçë edicioni i 18-të i Festës së Birrës, ku për 5 net të pranishmit do të shijojnë birrën vendase, gatime tradicionale dhe muzikë “live”, shkruan “RTSH”.
Në ditën e parë të eventit, të pranishmit, vendës e të huaj, u dëfryen duke kërcyer, kënduar dhe duke shijuar gotat e birrave autentike shqiptare në tërësi, e veçanërisht “Birra Korça”.
Çdo vit, shqiptarë e të huaj bëhen pjesë e një feste unike në Korçë, nga data 14 deri në 18 gusht, ku ndërthuren birra e mirë, muzika e përzgjedhur dhe disa prej gatimeve më të mira tradicionale.
Ky event simbolizon një nga festat më të mëdha verore dhe do të zhvillohet në një ambient të ngrohtë dhe mikpritës, që e ka bërë përgjatë viteve Korçën një destinacion të preferuar për turistët vendës e të huaj.
Pjesë e këtij edicioni do të jenë edhe 14 stendat e “Birra Korça”, që do të ndihmojnë në përmbushjen e nevojave të turistëve vendës dhe të huaj, duke e bërë festivalin një atraksion të veçantë për këtë verë.
Në skenën e festivalit do të ngjiten disa nga emrat më të njohur të muzikës shqiptare. (Irma)