Ministri Hasani: Austria, mbështetje të palëkundur për integrimin europian të Shqipërisë
2024-08-16 10:10:12
Foto nga ATSH
Ministri shqiptar për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një takim ambasadoren e re të Austrisë në Tiranë, Monica Zach.
Ministri Hasani deklaroi se Austria luan një rol vendimtar për Shqipërinë, me marrëdhënie të forta tregtare, investime të konsiderueshme dhe mbështetje të palëkundur për integrimin në Bashkimin Europian, shkruan “ATSH”.
Sipas tij, Austria mbetet një partner kyç në rrugëtimin e Shqipërisë drejt prosperitetit dhe si kontribuese në stabilitetin rajonal.
“Pres me padurim të thellojmë edhe më tej lidhjet e forta mes dy vendeve tona”, u shpreh kryediplomati shqiptar. (Irma)
Lajmet Kryesore