Mendimet e të huajve: Kina po kërkon gjallëri përmes hapjes
2024-08-15 16:34:38

Vlera totale e import - eksportit të mallrave të Kinës gjatë vitit 2023 arriti në 41.76 trilionë juanë. Me vendet pjesëmarrëse të nismës “Një brez, një rrugë” ishte 19.47 trilionë juanë, kurse vlera totale e import-eksporteve në 22 zonat eksperimentale të tregtisë së lirë arriti në 7.67 trilionë juanë. Deri tani, trenat Kinë-Europë kanë krijuar lidhje me 224 qytete të 25 vendeve europiane dhe me mbi 100 qytete të 11 vendeve aziatike. Rrjeti i shërbimit ka mbuluar në përgjithësi gjithë Europën dhe Azinë. Këto shifra tregojnë se Kina po këmbëngul në hapjen me botën e jashtme. Kjo jo vetëm injekton gjallëri në zhvillimin e vendit, por ofron edhe mundësi të reja për botën.