foto/CMG
Wang Yi, Ministër i Jashtëm i Kinës dhe njëkohësisht Anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK, shkëmbeu të enjten mesazhe urimi me Ministrin e Jashtëm të Brazilit Mauro Vieira, për të festuar 50-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.
foto nga VCG
Wang Yi tha se që nga vendosja e lidhjeve diplomatike 50 vjet më parë, marrëdhëniet mes Kinës dhe Brazilit kanë ruajtur një ritëm të mirë zhvillimi.“Jam i gatshëm të punoj me Ministrin e Jashtëm Vieira, për të vazhduar zbatimin e konsensusit të rëndësishëm të arritur nga dy krerët e shteteve, thellimin e besimit të ndërsjellë strategjik, forcimin e bashkëpunimit në çështjet kryesore ndërkombëtare dhe rajonale, promovimin e miqësisë, shkëmbimet dhe bashkëpunimin praktik mes dy vendeve, si edhe promovimin e marrëdhënieve Kinë-Brazil.”
foto nga VCG
Vieira tha se gjatë 50 viteve të fundit, marrëdhëniet Brazil-Kinë janë bërë më të ngushta. Bashkëpunimi në ekonomi, tregti, bujqësi, shkencë dhe teknologji, shëndetësi, shkenca humane dhe fusha të tjera, ka dhënë rezultate të frytshme për zhvillimin e vendeve përkatëse, ka patur ndikim pozitiv në komunitetin ndërkombëtar, duke mbrojtur të drejtat dhe interesat legjitime të vendeve në zhvillim. Brazili është i gatshëm të punojë me Kinën për të ndërtuar një të ardhme më të begatë, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme për marrëdhëniet dypalëshe. (Fang Xiaoyu/Elona)