OBSH mbledh Komitetin e Emergjencave në mes të shpërthimit të lisë së majmunëve
2024-08-15 17:53:26

OBSH (Foto ATSH)

OBSH (Foto ATSH)

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH)  njoftoi se kishte mbledhur Komitetin e saj të Emergjencave për të diskutuar shpërthimin e lisë së majmunëve.

Rastet e konfirmuara të sëmundjes ranë pak në qershor, por OBSH-ja supozon se incidenca ka të ngjarë të jetë më e lartë pasi jo të gjitha rastet janë regjistruar dhe testimi ka rënë, shkruan “ATSH”.

Për shkak të përhapjes, në Afrikë virusi është shpallur një emergjencë e shëndetit publik nga organi më i lartë shëndetësor i kontinentit.

Shpallja e një emergjence të shëndetit publik do të ndihmojë qeveritë të bashkërendojnë reagimin e tyre dhe potencialisht të rrisin rrjedhën e furnizimeve dhe ndihmës mjekësore në zonat e prekura. (Elona)