foto nga VCG
Të enjten në Pekin u mbajt seminari ndërkombëtar me temë "Mjedisi, Zhvillimi dhe të Drejtat e Njeriut: Zhvillimi i Gjelbër dhe me Karbon të ulët në Procesin e Modernizimit". Ding Zhongli, Nënkryetar i Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës mbajti një fjalim.
Ding Zhongli vuri në dukje se Kina ndjek një koncept zhvillimi të fokusuar te njerëzit. Ajo promovon modernizimin e bashkëjetesës harmonike midis njeriut dhe natyrës dhe zhvillimin e gjithanshëm të çështjes të të drejtave të njeriut.
foto nga VCG
Sesioni i Tretë Plenar i Komitetit Qendror të 20-të të PKK i mbajtur së fundmi, bëri rregullime sistematike për thellimin e mëtejshëm të reformave dhe propozoi qartë masa të mëdha për të thelluar reformën e sistemit të qytetërimit ekologjik. Të gjitha palët kanë më shumë aspirata dhe pritshmëri për të ardhmen e ndërtimit të një Kine të bukur.
foto nga VCG
Aktualisht, komuniteti ndërkombëtar po e pranon se zhvillimi i gjelbër dhe me karbon të ulët është një çështje kyçe në modernizimin botëror, i cili ka një rëndësi të madhe për promovimin e zhvillimit të çështjes së të drejtave të njeriut në botë. Ky zhvillim duhet të promovojë inovacionin konceptual, t'i përmbahet shkencës dhe teknologjisë, të forcojë fuqizimin shumëdimensional dhe të mbrojë bashkëpunimin e hapur për të përfituar sa më mirë njerëzit e të gjitha vendeve. (Fang Xiaoyu/Elona)