Aeroporti i Kukësit lehtësisht i arritshëm, përfundon lidhja me autostradën Milot-Morinë
2024-08-15 17:09:44

Aeroporti i Kukesit (Foto ATSH)

Aeroporti i Kukesit (Foto ATSH)

Autoriteti Rrugor Shqiptar bëri të ditur se kanë përfunduar punimet për ndërtimin e rrugës që lidh autostradën Milot-Morinë me aeroportin e Kukësit, shkruan “ATSH”.

Sipas ARRSH-së, me ndërtimin dhe shfrytëzimin e aeroportit të Kukësit, kjo rrugë rreth 3 km merr një rëndësi të madhe, duke lidhur jo vetëm qytetin e Kukësit me një rrugë të një standardi më të lartë, por duke e bërë aeroportin e Kukësit më lehtësisht të arritshëm për të gjithë përdoruesit e autostradës Milot-Morinë dhe më gjerë.

Rruga e re, sipas ARRSH-së, ofron standard, siguri dhe komoditet në lëvizjen e udhëtarëve që do të zgjedhin të udhëtojnë nëpërmjet këtij aeroporti. (Elona)