foto nga CMG
Korporata Kombëtare e Naftës Detare të Kinës (CNOOC) njoftoi të martën dorëzimin në komunën Tianjin, të një njësie prodhimi të energjisë termike nga mbetjet e gazit, duke shënuar një arritje novatore në përdorimin e nxehtësisë nga mbetjet e gazit për prodhimin e energjisë së pastër.
Njësia, e para në botë për prodhimin e energjisë termike me temperaturë të lartë 5 MW nga mbetjet e gazit në det të hapur, është caktuar të prezantohet në projektin e zhvillimit të fushës naftëmbajtëse Wenchang 9-7, sipas CNOOC.
Deri më sot, nuk ka pasur metoda të përcaktuara për përdorimin e nxehtësisë së mbetjeve me temperaturë të lartë në det të hapur, globalisht ose brenda Kinës. Kjo pajisje përfaqëson një përparim të rëndësishëm teknologjik në operacionet e naftës dhe gazit në det të hapur, raportoi Grupi Mediatik i Kinës.
Termocentrali shërben si "zemra" e një platforme në det të hapur, e cila prodhon energji elektrike duke djegur naftën dhe gazin e prodhuar në platformë. Megjithatë, ky proces do të çlirojë një sasi të madhe gazi me temperaturë të lartë, duke u bërë një nga burimet kryesore të emetimeve të karbonit në zhvillimin e naftës dhe gazit në det të hapur.
Njësia e prodhimit të energjisë termike të mbetjeve të gazit, përdor si një burim nxehtësie gazin me temperaturë të lartë, të prodhuar gjatë funksionimit të termocentralit, duke e kthyer nxehtësinë e mbeturinave në energji të pastër.
Efikasiteti i përgjithshëm energjetik i termocentraleve kryesore pritet të rritet me 7% kur të vihet në përdorim, duke reduktuar konsumin e naftës bruto dhe gazit natyror në fushat e naftës dhe gazit në det të hapur, tha An Weizheng, kryeinxhinieri i instrumenteve mekanike dhe elektrike në Departamentin e Kërkimeve Inxhinierike dhe Dizajnit të Institutit Kërkimor CNOOC. (Fang Xiaoyu/Elona)