Zjarret e mëdha, BE ofron mbështetje urgjente për Shqipërinë dhe Greqinë
2024-08-15 10:19:49

Foto nga VCG

Komisioni Europian ka dërguar mbështetje urgjente për Greqinë dhe Shqipërinë për të ndihmuar të dy vendet që të trajtojnë situatën me zjarret e rënda.

Mbështetja për Greqinë përbëhet nga burime ajrore dhe tokësore për shuarjen e tyre, të cilat do të sigurohen nga vende të tjera europiane nën Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të BE-së.

Shqipëria mori dy avionë ushtarakë me shumë qëllime nga Rumania, që mund të transportojnë deri në 6 tonë ujë, bën të ditur “RTSH”.

Mekanizmi i Mbrojtjes Civile të BE-së luan një rol kyç në reagimin ndaj fatkeqësive në Europë dhe mund të kërkohet nga shtete individuale anëtare të BE-së dhe 10 vende pjesëmarrëse joanëtare të BE-së.

Komisioni Europian sapo ka njoftuar se 600 milionë euro fonde të BE-së do të injektohen në mekanizmin për të rritur kapacitetin e tij të shuarjes së zjarrit nga ajri, pasi zjarret po bëhen një problem në rritje në të gjithë Europën.

Dymbëdhjetë avionë të rinj do të blihen dhe do të dërgohen në gjashtë vende anëtare të BE-së, Kroaci, Francë, Itali, Greqi, Portugali dhe Spanjë. (Elona)