foto nga CMG
CGTN i Grupit Mediatik të Kinës publikoi së fundmi një sondazh global në internet, mbi masat e përkohshme kundërbalancuese të BE-së ndaj automjeteve elektrike kineze.
87.5% e të anketuarve theksuan se vendosja e tarifave të larta të BE-së ndaj automjeteve elektrike kineze, do të dëmtojë rëndë zhvillimin e shëndetshëm të Bashkimit Europian, industrinë globale të automjeteve dhe sfidën e përbashkët ndaj ndryshimeve klimatike.
Në përgjigje të masave të përkohshme kundërbalancuese të BE-së ndaj automjeteve elektrike, Kina i është drejtuar mekanizmit të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve të Organizatës Botërore të Tregtisë.
Ministria e Tregtisë e Kinës vuri në dukje se masa e BE-së duhet të jetë zbatimi i mbrojtjes tregtare, bashkëpunimi ekonomik dhe tregtar midis Kinës dhe BE-së dhe stabiliteti i zinxhirit të industrisë dhe zinxhirit të furnizimit të automjeteve elektrike. Masat do të dëmtojnë situatën e përgjithshme të bashkëpunimit global në luftën kundër ndryshimeve klimatike, dhe në fund, do të dëmtojnë interesin e vet Bashkimit Europian dhe të të tjerëve. (Fang Xiaoyu/Elona)