Drone nga Letonia (Foto ATSH)
Letonia do t’i sigurojë Ukrainës qindra dronë, njoftuan zyrtarët në Rigë.
“Pothuajse 500 mjete ajrore pa pilot të llojeve të ndryshme nga prodhuesit letonezë do t’i dorëzohen Ukrainës”,- njoftoi Ministria e Mbrojtjes, shkruan “ATSH”.
Në të njëjtën kohë, qeveria letoneze vendosi t’u dorëzojë autoriteteve të sigurisë ukrainase 30 makina policie të përdorura.
Në korrik, Letonia njoftoi se do të dorëzonte gradualisht një total prej më shumë se 2500 dronë me vlerë 4 milionë euro në Ukrainë. Sipas ministrisë, ato do të prodhohen nga shtatë kompani letoneze.
Letonia është një nga mbështetëset më të vendosura të Ukrainës. Së bashku me Britaninë e Madhe, shteti baltik në kufi me Rusinë dhe Bjellorusinë po udhëheq një aleancë për të furnizuar Ukrainën me një milion dronë. (Elona)