Ofensiva ukrainase, guvernatori i rajonit të Belgorodit shpall gjendjen e jashtëzakonshme
2024-08-15 13:08:24
Foto nga VCG
Guvernatori i rajonit të Belgorodit të Rusisë, Vyacheslav Gladkov, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, pas ofensivës ukrainase.
“Situata në rajonin e Belgorodit vazhdon të jetë jashtëzakonisht e vështirë dhe e tensionuar. Prandaj, ne po marrim vendimin për të shpallur një situatë emergjente rajonale në të gjithë rajonin e Belgorod, me një apel të mëvonshëm drejtuar qeverisë për të shpallur një situatë emergjente federale”,- tha ai, citon “RTSH”.
Gladkov ka dhënë detaje se dy vendbanime në rajonin e Belgorodit u sulmua nga dronët e Forcave të Armatosura të Ukrainës.
Belgorodi kufizohet me rajonin Kharkiv të Ukrainës. (Elona)
Lajmet Kryesore