Kryeministri i Japonisë, Kishida, pritet të dorëhiqet në shtator
2024-08-15 17:29:27

Kryeministri japonez Fumio Kishida (Foto CFP)

Kryeministri japonez, Fumio Kishida, ka njoftuar se do të japë dorëheqjen në shtator, duke i dhënë fund një mandati trevjeçar të dëmtuar nga skandalet politike dhe duke i hapur rrugën një kryeministri të ri për të trajtuar ndikimin e rritjes së çmimeve, bën të ditur “RTSH”.

“Politika nuk mund të funksionojë pa besimin e publikut. Tani do të fokusohem në mbështetjen e kreut të sapozgjedhur të LDP-së si anëtar i radhës i partisë”, -tha Kishida në një konferencë shtypi të për të njoftuar vendimin e tij për mos të kërkuar rizgjedhjen si kreu i Partisë Liberal Demokratike (LDP).

Vendimi i tij për t'u dorëhequr hap garën për ta zëvendësuar atë si lider i partisë dhe si rrjedhojë si udhëheqës i vendit.

Mbështetja publike e Kishidës ka rënë kohët e fundit. (Elona)