foto nga VCG
Artikulli mbi shpjegimin e Rezolutës së Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës mbi Thellimin e Mëtejshëm të Reformës Gjithëpërfshirëse për Përparimin e Modernizimin Kinez do të publikohet të premten.
Artikulli për Shpjegimin, i shkruar nga Presidenti i Kinës Xi Jinping, do të botohet në numrin 16 të gazetës Qiushi, revista kryesore e Komitetit Qendror të PKK-së.
Në këtë artikull, Xi Jinping vë në dukje se planifikimi dhe vendosja e reformave rreth detyrave qendrore të Partisë, është përvoja e suksesshme e udhëheqjes së Partisë në Reformë dhe Hapje. Bazuar në përvojën dhe nevojat praktike, Byroja Politike e Komitetit Qendror të PKK-së vendosi që Sesioni i Tretë Plenar i Komitetit Qendror të 20-të të Partisë Komuniste të Kinës, të studiojë çështjen e reformave të mëtejshme të thellimit gjithëpërfshirës dhe promovimit të modernizimit i stilit kinez, kryesisht duke marrë parasysh aspektet e mëposhtme.
Së pari, kjo është një nevojë urgjente për të bashkuar zemrat e njerëzve dhe për të mbledhur forca për të realizuar detyrën qendrore të Partisë në epokën dhe rrugëtimin e ri.
Së dyti, kjo është një nevojë urgjente për të përmirësuar dhe zhvilluar sistemin socialist me karakteristika kineze, si edhe për të promovuar modernizimin e sistemit kombëtar të qeverisjes dhe aftësive qeverisëse kineze.
foto nga VCG
Së treti, kjo është një nevojë urgjente për të nxitur një zhvillim cilësor dhe për t'u përshtatur më mirë me ndryshimet në kontradiktat kryesore të shoqërisë së Kinës.
Së katërti, kjo është një nevojë urgjente për t'u përballur me rreziqet dhe sfidat e mëdha dhe për të promovuar stabilitetin dhe zhvillimin afatgjatë të Partisë dhe të Kinës.
Xi Jinping theksoi se: “Në procesin e hartimit të vendimit, ne u fokusuam në pikat e mëposhtme, të cilat janë së pari, përmbledhje dhe zbatim i përvojës së vyer të thellimit gjithëpërfshirës të reformës, që nga Reformë dhe Hapje, veçanërisht në epokën e re, duke vendosur të ndjekim parimet dhe t'i përmbahemi drejtimit të duhur politik.
E dyta është planifikimi për të thelluar më tej reformat dhe për t'ju përmbajtur një qasjeje të orientuar drejt problemit, duke u fokusuar në promovimin e modernizimit të stilit kinez dhe zbatimin e Kongresit të 20-të Kombëtar të Partisë të vendosjes strategjike të Partisë Komuniste të Kinës.
E treta është kapja e pikave kyçe, theksimi i reformës së sistemeve dhe mekanizmave, theksimi i reformave kryesore strategjike dhe të përgjithshme, theksimi i rolit shtytës të reformës së sistemit ekonomik dhe theksimi i rolit udhëheqës të reformës.
foto nga VCG
E katërta është t'i përmbahemi supremacisë së popullit, të planifikojmë dhe promovojmë reformat, bazuar në interesat e përgjithshme, interesat themelore dhe interesat afatgjata të popullit.
E pesta është të forcohet integrimi i sistemit, të forcohet planifikimi i përgjithshëm dhe plani sistemor i reformave, si edhe të bëjmë të gjitha aspektet e reformave të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin, duke qenë bashkëpunuese dhe efikase.”
Xi Jinping shtoi se drafti i vendimit pasqyron qëllimin e realizimit të modernizimit socialist deri në vitin 2035 dhe fokusohet në vendosjen e masave të mëdha reformuese në pesë vitet e ardhshme. (Fang Xiaoyu/Elona)