foto nga MPJ
Kina dhe Mianmari ranë dakord të luftojnë së bashku krimet ndërkufitare, të forcojnë bashkëpunimin ekonomik dhe të promovojnë zhvillimin e qëndrueshëm dhe integrimin rajonal. Marrëveshja u arrit të mërkurën në kryeqytetin Nay Pyi Taw, gjatë një takimi mes Ministrit të Jashtëm kinez Wang Yi dhe zv/Kryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm të Mianmarit U Than Swe.
Wang Yi, njëkohësisht Anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK, tha se për më shumë se 70 vjet, Kina dhe Mianmari kanë mbështetur vazhdimisht frymën e Pesë Parimeve të Bashkëjetesës Paqësore, duke vendosur një shembull të mirë të marrëdhënieve midis vendeve me madhësi të ndryshme, bazuar në barazinë dhe mbështetjen e ndërsjellë.
Ministri Wang shprehu gatishmërinë e Kinës për të punuar me Mianmarin, për të trashëguar dhe promovuar miqësinë vëllazërore, duke mbështetur dhe ndihmuar njëri-tjetrin. Në takimin për thellimin e plotë të reformave, ndërtimin e një ekonomie tregu socialist të nivelit të lartë, promovimin e zhvillimit me cilësi dhe hapjes së nivelit të lartë, Wang deklaroi se këto përpjekje do të ofrojnë mundësi të reja për bashkëpunimin Kinë-Mianmar.
Kryediplomati kinez përmendi edhe angazhimin e Kinës për thellimin e bashkëpunimit të nismës 'Një brez, një rrugë', duke zbatuar efektivisht tre nismat kryesore globale dhe duke avancuar në mënyrë të qëndrueshme në ndërtimin e një komuniteti Kinë-Mianmar me një të ardhme të përbashkët.
foto nga MPJ
Të dyja palët duhet të mbajnë shkëmbime të nivelit të lartë, të rrisin besimin e ndërsjellë politik në mënyrë të qëndrueshme, të promovojnë ndërtimin e Korridorit Ekonomik Kinë-Mianmar dhe të sigurojnë funksionimin e sigurt dhe të qetë të projektit të naftësjellësit dhe gazit Kinë-Mianmar. Gjithashtu duhet të luftojnë së bashku aktivitetet kriminale kufitare, të përshpejtojnë bashkëpunimin në bujqësi dhe fusha të tjera, për të ndihmuar Mianmarin në përmirësimin e jetesës së njerëzve, vuri në dukje kryediplomati kinez.
Në kuadër të 75-vjetorit të lidhjeve diplomatike midis Kinës dhe Mianmarit vitin e ardhshëm, ministri Wang tha se të dyja vendet do të kryejnë një sërë aktivitetesh festive, do të forcojnë shkëmbimet kulturore dhe do të konsolidojnë mbështetjen publike.
U Than Swe vuri theksin e fortë të Mianmarit në marrëdhëniet e saj me Kinën, respektimin e parimit të 'një Kine' dhe mbështetjen për nismën 'Një brez, një rrugë', tre iniciativat kryesore globale dhe një komunitet me një të ardhme të përbashkët për njerëzimin.
Ai shprehu gatishmërinë e Mianmarit për të punuar ngushtë me Kinën, për t'u angazhuar në shkëmbime në të gjitha niveleve dhe për të përshpejtuar ndërtimin e projekteve të mëdha në kuadër të Korridorit Ekonomik Kinë-Mianmar.
foto nga MPJ
Për më tepër, U Than Swe siguroi se Mianmari do të bëjë përpjekje të gjithanshme për të garantuar sigurinë e personelit të projektit kinez në vend, për të mbrojtur në mënyrë efektive sigurinë dhe stabilitetin në kufirin Mianmar-Kinë dhe për të luftuar së bashku krimet ndërkufitare me Kinën.
Palët shkëmbyen mendime edhe mbi Bashkëpunimin Lancang-Mekong (LMC). Ata ranë dakord të zbatojnë konsensusin e rëndësishëm të arritur në Takimin e Katërt të Liderëve të Bashkëpunimit LMC, për të arritur qëllimin e ndërtimit të një komuniteti me një të ardhme të përbashkët për vendet e lumit Lancang-Mekong, për të nxitur rezultate më të frytshme të bashkëpunimit LMC, zhvillimin e qëndrueshëm dhe integrimin rajonal. (Fang Xiaoyu/Elona)