Fjala kyçe: 生态---[shēng tài]---ekologji
Fshati Yucun në kontenë Anji të provincës Zhejiang të Kinës Lindore / foto nga CFP
"Mbroni mjedisin ekologjik dhe kjo do t'jua shpërblejë." Kjo deklaratë e presidentit kinez Xi Jinping gjen shembullin më të mirë te banorët e kontesë Anji në provincën Zhejiang të Kinës Lindore, ku një ndryshim i perceptimit ka nxitur me sukses tranzicionin e gjelbër.
Vendësit mbajnë mend vitet '80 - '90 të shekullit të kaluar, kur fabrikat e letrës i ndotnin përrenjtë duke u dhënë një ngjyrë kafe në të kuqërremtë, hapja e minierave i linte malet të zhveshura dhe plehrat që i frynte era, prishnin peizazhin.
Me një popullsi prej rreth 480 mijë banorësh, Anji është transformuar nga një rajon i prekur nga degradimi mjedisor në një destinacion freskues ekoturizmi, i njohur për ajrin e pastër, ujërat e kaltra dhe malet e gjelbra.
Fshati Yucun në kontenë Anji të provincës Zhejiang të Kinës Lindore / foto nga CFP
Atë ditë, ai bëri një hetim në terren, duke vizituar shtëpitë e fermerëve vendës dhe duke diskutuar me zyrtarët vendorë mbi rritjen ekonomike dhe mbrojtjen e mjedisit. Në fakt, fshati vendosi të mbyllte guroret e fabrikat e çimentos dhe të zhvillonte turizmin për të shëruar mjedisin në vitin 2003, por vendimi u pasua me një rënie të të ardhurave të familjeve në vitet e pars.
Gjatë inspektimit të tij në fshatin Yucun, Xi tha se burimet ekologjike ishin pasuritë më të çmuara të zonës, duke vënë në dukje se mbyllja e këtyre fabrikave ishte "një veprim i mençur".
"Mos prisni të nxisni rritjen ekonomike në kurriz të mjedisit, sepse një rritje e tillë ekonomike nuk do të thotë zhvillim," tha Xi, duke paraqitur për herë të parë konceptin "Ujërat e kaltra dhe malet e gjelbra janë pasuri të paçmueshme."
Fshati Yucun në kontenë Anji të provincës Zhejiang të Kinës Lindore / foto nga CFP
Gjatë vetëm dy dekadave, Anji ka kryer një tranzicion të rëndësishëm të gjelbër, duke arritur lulëzimin e ekonomisë të nxitur nga turizmi rural, përpunimi i bambusë dhe industria e çajit të bardhë. Sipas statistikave të vjetshme, të ardhurat e disponueshme për frymë të popullsisë së saj rurale u rritën pesë herë në krahasim me vitin 2005.
Për të rritur ndërgjegjësimin e publikut dhe për të inkurajuar veprimin për mbrojtjen e mjedisit ekologjik, organi më i lartë ligjvënës i Kinës e përcaktoi 15 gushtin si Ditën Kombëtare të Ekologjisë vitin e kaluar.
Fshati Yucun në kontenë Anji të provincës Zhejiang të Kinës Lindore / foto nga CFP
Udhëzimet vendosin objektiva sasiorë për vitin 2030, duke përfshirë zhvillimin e industrive që kursejnë energjinë dhe mbrojnë mjedisin me vlerë 15 trilionë juanë (rreth 2.1 trilionë dollarë amerikanë) dhe ngritjen e peshës specifike të konsumit të energjisë jofosile në rreth 25 për qind të përdorimit të përgjithshëm të energjisë. (Wang Lei/ Artan)