Greqi - BE dërgon ndihma për të luftuar zjarret
2024-08-14 09:53:01

Foto nga VCG

Bashkimi Europian njoftoi nisjen e një operacioni të madh në Athinë për të ndihmuar autoritetet në shuarjen e zjarreve. Nëpërmjet mekanizmit të mbrojtjes civile të BE-së, në Greqi u mobilizuan dy avionë “Canadair” nga Italia, një helikopter nga Franca dhe dy ekipe zjarrfikëse tokësore nga Republika Çeke dhe Rumania.

“Ne vazhdimisht i ndjekim zhvillimet dhe jemi të gatshëm të ofrojmë ndihmë të mëtejshme”, - theksoi zëdhënësi i Komisionit Europian.

Sipas një përditësimi, përpjekjet për shuarjen e zjarrit janë jashtëzakonisht të vështira pasi era vazhdon të ndryshojë drejtim. Qindra zjarrfikës dhe automjete po punojnë për shuarjen e zjarrit.

Policia ka ndihmuar në evakuimin e dhjetëra personave të rrezikuar nga zjarret. (Elona)