Sulm me thikë në një xhami në Turqi, 18-vjeçari plagos 5 persona
2024-08-14 15:10:34

Foto nga RTSH

Një sulm me thikë ka ndodhur në kopshtin e një xhamie në Eskisehir (Dorylaion) në veriperëndim të Turqisë.

Autori 18-vjeçar, i veshur me antiplumb dhe me fytyrë të mbuluar, goditi me thikë të paktën pesë persona, një prej të cilëve ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Autori i sulmit, para arrestimit nga policia, filmoi dhe transmetoi aktin e tij drejtpërdrejt përmes platformës “X”, bën të ditur “RTSH”.

“Sulmuesi ishte i veshur si një personazh videoloje, kishte një sëpatë të varur në mes, një jelek antiplumb, një helmetë dhe një maskë”,- raportoi faqja e lajmeve “Eskişehir Durum”. (Elona)