Presidenti ukrainas kërkon nga Britania të përdorë raketat me rreze të gjatë veprimi brenda Rusisë
2024-08-14 17:33:39

foto nga CFP

foto nga CFP

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i ka kërkuar Britanisë që të lejojë përdorimin e raketave në Rusi, pasi ai pretendon se sulmi ndërkufitar i ushtrisë së tij mund të rrëzojë Vladimir Putinin.

Deri të hënën në mbrëmje, forcat ukrainase kishin nën kontroll rreth 1000 kilometra katrorë të Kurskut, një rajon kufitar në Rusinë jugore, sipas gjeneralit të lartë ukrainas. 

Sulmi i befasishëm ndërkufitar shënon pushtimin e parë të huaj në tokën ruse që nga Lufta e Dytë Botërore, transmeton “Telegrafi”, citon “Panorama”.

Ndërsa forcat ruse kryen kundërsulme përgjatë vijës së frontit të Kurskut, presidenti Zelensky i luti edhe një herë aleatët perëndimorë që t’i lejojnë të përdorin raketa me rreze të gjatë veprimi thellë brenda Rusisë. (Elona)