Foto nga VCG
Shërbimet ruse të Sigurisë pretendojnë se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, po ndërmerr hapa të çmendur për inkursionin në Kursk.
Sipas Inteligjencës ruse, Zelensky po kërcënon përshkallëzimin e konfliktit përtej vendit të tij, citon “RTSH”.
Deklaratat vijnë pasi komandanti i lartë ushtarak i Ukrainës tha se forcat e tij kontrollojnë 1 mijë km katrorë të rajonit të Kurskut.
Gjenerali Oleksandr Syrskyi e bëri deklaratën në një video të postuar të hënën në kanalin “Telegram” të Zelenskyt.
“Trupat janë duke përmbushur detyrat e tyre. Luftimet vazhdojnë në të vërtetë përgjatë gjithë vijës së frontit. Situata është nën kontrollin tonë”,- tha Syrskyi.
Presidenti rus, Vladimir Putin, është zotuar për një përgjigje të denjë ndaj sulmit të Kurskut dhe urdhëroi trupat e tij që të zhbëjnë armikun nga territoret e tij. (Elona)