foto nga VCG
Gjykata e Lartë Popullore e Kinës theksoi të mërkurën rëndësinë e goditjes së prerjes së paligjshme të pemëve përpara Ditës së dytë Kombëtare të Ekologjisë të Kinës, e cila përkon të enjten.
Në një deklaratë për të paralajmëruar publikun kundër prerjes pa dallim të pemëve, Gjykata e Kinës publikoi katër raste tipike të trajtuara nga gjykatat lokale në vitet e fundit si edhe theksoi domosdoshmërinë e pajisjes me licencat përkatëse përpara se të vazhdohet me prerjen e tyre.
foto nga VCG
Në rastet gjyqësore të bëra publike, shumë njerëz u dënuan për vepra penale, si dëmtimi i pemëve për mbjelljen e të korrave, transportimi i pemëve të prera ilegalisht dhe prerja e pemëve në tokat pyjore të konvertuara nga tokat bujqësore sipas programit afatgjatë të Kinës për pyllëzimin e tokave bujqësore.
foto nga VCG
Gjithashtu u mor vendimi për të përcaktuar 15 gushtin si Ditën Kombëtare të Ekologjisë të Kinës, në një sesion të Komitetit të Përhershëm të Kongresit të 14-të Kombëtar Popullor të Kinës, legjislatura më e lartë e Kinës, e mbajtur në qershor të vitit 2023. (Fang Xiaoyu/Elona)