foto nga VCG
Kina i bëri thirrje Organizatës Botërore të Tregtisë, në lidhje me masat e përkohshme kundërbalancuese të Bashkimit Evropian ndaj automjeteve elektrike kineze, me qëllim mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të industrisë së saj të automjeteve elektrike dhe nxitjen e bashkëpunimit global të transformimit të gjelbër.
Një sondazh global në internet i kryer nga CGTN zbuloi se 87.5% e të anketuarve besojnë se masat proteksioniste të BE-së do të përkeqësojnë mosmarrëveshjet tregtare dhe do të ndikojnë negativisht në industrinë globale të automjeteve.
Sondazhi thekson se vendosja e tarifave të larta të BE-së për automjetet elektrike kineze, nën maskën e masave kundërbalancuese, shihet si një formë proteksionizmi tregtar. Kritikët argumentojnë se BE-ja fokusohet në përfitimet e njëanshme, duke injoruar avantazhet krahasuese të automjeteve elektrike kineze, shumë prej të cilave prodhohen përmes sipërmarrjeve të përbashkëta Kinë-BE. Kjo qasje parashikohet të dështojë, duke dëmtuar interesat e vetë BE-së.
foto nga VCG
Sondazhi zbuloi se 78.42% e të anketuarve identifikuan konkurrencën e plotë të tregut dhe inovacionin e shpejtë teknologjik të Kinës, në vend të subvencioneve qeveritare, si nxitësit kryesorë të rritjes së industrisë së EV në Kinë. Për më tepër, 85.14% besojnë se tarifat e larta përfundimisht do të rëndojnë konsumatorët evropianë dhe 80.74% mendojnë se tarifat do të dobësojnë rëndë konkurrencën e industrisë evropiane të automjeteve dhe do të minojnë bashkëpunimin automobilistik Kinë-BE.
Ndërsa sfidat globale të klimës intensifikohen, automjetet elektrike janë bërë vendimtare për vendet që synojnë të arrijnë objektivat e zhvillimit me karbon të ulët. Sondazhi tregon mbështetje të fortë për përpjekjet e Kinës në këtë fushë, me 87.96% të të anketuarve që lavdërojnë Kinën për zhvillimin e saj të fuqishëm të industrive të reja të energjisë, përfshirë automjetet elektrike, dhe kontributin e saj të rëndësishëm në ekonominë globale dhe zhvillimin e gjelbër. 82.96% kritikuan BE-në për përdorimin e proteksionizmit për të lidhur industrinë e automjeteve eletrike, duke menduar se ai minon përpjekjet kolektive për të trajtuar ndryshimet klimatike.
foto nga VCG
Sondazhi nënvizon edhe rëndësinë e bashkëpunimit midis Kinës dhe BE-së. Pjesa dërrmuese e të anketuarve, 92.53% theksuan se interesat e përbashkëta midis Kinës dhe Evropës i tejkalojnë dallimet e tyre dhe forcimi i bashkëpunimit është vendimtar për zgjidhjen e problemeve. Për më tepër, 90.84% kërkuan që Kina dhe BE-ja të zgjidhin mosmarrëveshjet tregtare përmes dialogut dhe konsultimit, duke mbrojtur për një qasje bashkëpunuese dhe jo proteksioniste, për t'u bërë forca stabilizuese për zhvillimin ekonomik global dhe qeverisjen e klimës.
Sondazhi, i publikuar në platformat e gjuhës angleze, spanjolle, franceze, arabe dhe ruse të CGTN-it, mblodhi pikëpamjet e 12,032 përdoruesve të internetit brenda 24 orëve, duke reflektuar shqetësimin dhe kundërshtimin e gjerë ndaj masave të proteksionizmit tregtar të BE-së. (Fang Xiaoyu/Elona)