Ministri Gonxhja: Rritje me 42% e vizitorëve në kalatë dhe monumentet e kulturës
2024-08-14 16:01:59

Kulle (Foto ATSH)

Kulle (Foto ATSH)

Kalatë dhe monumentet e kulturës mbeten ndër institucionet kulturore më të vizituara nga turistët e huaj por dhe vendas.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur se numri i vizitorëve për periudhën janar-korrik 2024 shënoi  rritje me 42% krahasuar me vitin 2023, përcjell “ATSH”.

“158.511 vizitorë në kala dhe monumentet e tjera kulturore gjatë janar-korrik 2024”,- shkroi ministri Gonxhja në rrjetet sociale, duke shtuar se listën e kalave dhe monumenteve më të vizituar e kryeson Kalaja e Gjirokastrës me 120.723 vizitorë.

Ndërkohë, në këto institucione kulturore po operohet me orarin veror të vizitave, sipas të cilit ato do të jenë të hapura nga ora 09:00-19:00 në të gjitha ditët e javës. (Elona)