Kryediplomati amerikan nxit Hamasin të marrë pjesë në bisedimet për armëpushim
2024-08-14 17:21:42

foto nga CFP

foto nga CFP

Në një telefonatë me homologun e tij turk, Hakan Fidan, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, diskutoi rëndësinë e pjesëmarrjes së Hamasit në samitin e së enjtes në Doha, që synon finalizimin e një marrëveshjeje armëpushimi midis grupit terrorist dhe Izraelit, bëri të ditur Departamenti Amerikan i Shtetit.

Hamasi njoftoi se nuk do të merrte pjesë, duke u bërë thirrje ndërmjetësve që të bindin Izraelin që të pajtohet me propozimin e përditësuar që grupi paraqiti në fillim të korrikut, shkruan “ATSH”.

“Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u përgjigj duke paraqitur një sërë kërkesash të reja që Hamasi i ka refuzuar”,- thanë zyrtarët izraelitë dhe amerikanë.

Blinken i kërkoi homologut turk që të nxiste Hamasin për të marrë pjesë në takimin e së enjtes. (Elona)