Foto nga Xinhua
Të dielën, autoritetet qendrore kineze publikuan një dokument udhëzues mbi përshpejtimin e transformimit të gjelbër të gjithanshëm të zhvillimit. Kjo shënon herën e parë që Kina planifikon sistematikisht një transformim të gjelbër të gjithanshëm në nivel kombëtar. Udhëzuesi vendos një sërë detyrash, të tilla si optimizimi i zhvillimit dhe mbrojtjes së hapësirës territoriale, promovimi i tranzicionit të gjelbër e me lëshim të ulët karboni në strukturën industriale dhe sektorin energjetik, si edhe nxitja e tranzicionit të gjelbër në sektorin e transportit dhe zhvillimin urban-rural.
Më 22 korrik 2024, certifikata e parë e "Fshatit me Karbon Zero" në provincën Hainan dhe e dyta në Kinë, iu dha fshatit Maona të qytetit Wuzhishan në Kinën Jugore. Një gjë e tillë jo vetëm vlerëson arritjet e fshatit Maona në rrugën e zhvillimit të gjelbër, por edhe vendos një standard të ri për rigjallërimin rural në Kinë.
Koncepti i "Fshatit me Karbon Zero" synon to promovojë transformimin e gjelbër rural dhe zhvillimin e vazhdueshëm me anë të pakësimit të lëshimit të gazit serrë dhe shtimit të përthithësve të karbonit, duke arritur një balancë ndërmjet lëshimit e përthithjes së karbonit brenda fshatit. Qëllimi është arritja e lëshimit zero të karbonit për frymë, duke minimizuar kësisoj ndikimet negative mjedisore. Ky koncept thekson zbatimin e masave që nxitin lëshimin e ulët të karbonit dhe mbrojtjen e mjedisit në planifikimin rural e jetën në fshat, duke përfshirë, ndër të tjera, përdorimin e energjisë së përtëritshme, nxitjen e bujqësisë së gjelbër dhe promovimin e një stili jetese me lëshim të ulët karboni, me qëllim për të arritur objektivat e zhvillimit të vazhdueshëm.