Autobusët e transmetimit të drejtpërdrejtë të CMG-së largohen pas ceremonisë së mbylljes së olimpiadës së Parisit
2024-08-14 10:55:33


Foto nga CMG

Autobusët e transmetimit të drejtpërdrejtë me qartësi ultra të lartë (UHD) 8K të Grupit Mediatik të Kinës (CMG), të njohur edhe si autobusët e transmetimit "E kuqja kineze", u larguan nga "Stade de France" – stadiumi kombëtar i Francës – në Paris të hënën, gjashtë orë pas ceremonisë së mbylljes së Lojërave Olimpike të Parisit 2024.

Autobusët e transmetimit të drejtpërdrejtë arritën në Paris më 16 korrik. Ata u ofruan shikuesve në mbarë botën më shumë se 60 orë sinjale UHD 8K të garave të atletikës, si edhe të ceremonisë së mbylljes të Lojërave Olimpike, duke e bërë "Paris 2024" olimpiadën e parë verore në histori me një sinjal transmetimi publik UHD 8K.

Foto nga CMG

Grupi i autobusëve të transmetimit të drejtpërdrejtë ndoqi përsëri rrugën piktoreske, duke kaluar kullën "Eiffel" në bregun e majtë të Senës dhe "Harkun e Triumfit", eci përgjatë bulevardit "Champs-Elysees" dhe kaloi "Les Invalides", duke tërhequr vëmendjen e kalimtarëve. 

Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Thomas Bach, presidenti i Komitetit Olimpik Francez David Lappartient dhe presidenti i "Paris 2024" Tony Estanguet vlerësuan lart teknologjinë e transmetimit 8K të CMG-së dhe aftësitë e paraqitjes së Olimpiadës së Parisit.