foto nga VCG
Presidenti i Kinës Xi Jinping inkurajoi vullnetarët mjedisorë që të promovojnë ruajtjen e ujrave dhe të kontribuojnë në modernizimin e harmonisë midis njerëzimit dhe natyrës.
Xi Jinping, njëkohësisht Sekretar i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të PKK dhe Kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak, i bëri komentet në një letër përgjigjeje drejtuar vullnetarëve të rezervatit Danjiangkou në qytetin Shiyan në Hubei të Kinës qendrore, përpara Ditës së dytë Kombëtare të Ekologjisë që përkon të enjten.
Danjiangkou është burimi ujor i rrugës së mesme të projektit të devijimit të ujrave nga jugu në veri të Kinës. Presidenti Xi dha udhëzime të rëndësishme edhe në vitin 2014, kur faza e parë e rrugës filloi furnizimin me ujë.
foto nga VCG
Gjatë dekadës së fundit, janë shtuar përpjekjet për mbrojtjen e cilësisë së ujrave të rezervuarit, falë pjesëmarrjes aktive të zyrtarëve dhe banorëve, përfshirë edhe vullnetarët mjedisorë. Kohët e fundit vullnetarët i shkruan Presidentit Xi, për t'i treguar për shërbimet e tyre dhe për të shprehur vendosmërinë në mbrojtje të cilësisë e ujrave në rezervuar.
Në përgjigjen e tij, Xi Jinping përshëndeti përpjekjet e vullnetarëve, duke thënë se pjesëmarrja e gjerë e publikut ka ndihmuar që "ujrat në zonën e rezervuarit të bëhen më të pastra, malet më të gjelbra dhe mjedisi më i bukur".
Presidenti Xi bëri thirrje për përpjekje të vazhdueshme për të mbrojtur mjedisin ekologjik të burimeve ujore, duke vënë në dukje se projekti i devijimit ka rëndësi strategjike dhe është thelbësor për zhvillimin afatgjatë dhe mirëqenien e njerëzve.
foto nga VCG
Ai inkurajoi vullnetarët që të motivojnë sa më shumë njerëz për të ruajtur me vetëdije burimet ujore, si edhe për të punuar së bashku në ndërtimin e një Kine të bukur, për të dhënë më shumë kontribut në harmonizimin midis njeriut dhe natyrës.
Në letrën e tij Presidenti Xi Jinping gjithashtu përshëndeti punonjësit e mbrojtjes së mjedisit dhe vullnetarët në të gjithë vendin. (Fang Xiaoyu/Elona)