Foto nga VCG
Banka Qendrore e Kinës njoftoi të martën një rritje në kuotën e huadhënies për sektorin bujqësor dhe ndërmarrjet e vogla të vendosura në 12 rajone të nivelit provincial që janë prekur nga përmbytjet.
Kuota e huadhënies do të zgjerohet me 100 miliardë juanë (rreth 13.99 miliardë dollarë amerikanë) për firmat kualifikuese në Chongqing, Fujian, Guangdong, Guangxi, Henan, Heilongjiang, Hunan, Jilin, Jiangxi, Liaoning, Shaanxi dhe Sichuan, citon “Xinhua” .
Rihuadhënia është huadhënie e bankës qendrore ndaj institucioneve financiare me një normë interesi të caktuar.
Institucionet financiare duhet të thjeshtojnë procedurat dhe të përshpejtojnë proceset e miratimit për të siguruar që nevojat e financimit të ndërmarrjeve të prekura janë plotësuar dhe duhet t'i ndihmojnë ato në rifillimin e prodhimit, tha banka qendrore. (Elona)