Mars (Foto Panorama)
Shkencëtarët kanë zbuluar një rezervuar me ujë në Mars, thellë në koren e jashtme shkëmbore të planetit. Gjetjet vijnë nga një analizë e re e të dhënave nga “Insight Lander” i NASA-s, bën të ditur “Panorama”.
Ndërkohë që ka ujë të ngrirë në polet e Marsit dhe dëshmi të avullit në atmosferë, kjo është hera e parë që uji i lëngshëm gjendet në planet.
Gjetjet janë publikuar në “Proceedings of the National Academy of Sciences”.
Studimet e sipërfaqes së Marsit, me kanalet dhe valët e tij, tregojnë se, në kohët e lashta, kishte lumenj dhe liqene në planet. Por për 3 miliardë vjet, planeti ka qenë një shkretëtirë.
Një pjesë e këtij uji humbi në hapësirë kur Marsi humbi atmosferën e tij. Sipas ekspertëve, edhe në Tokë, një pjesë e madhe uji gjendet nën tokë dhe nuk ka asnjë arsye që mos të jetë kështu edhe në Mars. (Elona)