青年---[qīng nián]--- rini
Tenistja kineze Zheng Qinwen pas fitores në finanlen e tenisit si individ për femra në Olimpiadën e Parisit 2024 / foto IC
Ndërsa zjarri olimpik u shua në Paris, "Qyteti i Dritave" i dha një lamtumirë të paharrueshme Olimpiadës 2024, të cilën presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Thomas Bach e quajti me të drejtë si "Senë-sacionale". Ekipi i Kinës bëri një paraqitje të shkëlqyer, duke fituar 40 medalje ari, 27 argjendi dhe 24 bronzi. Në qendër të vëmendjes ishin sportistët e brezit të të lindurve pas vitit 2000 (brezit Z), të cilët jo vetëm plotësuan ëndrrat e tyre, por gjithashtu e kanë çuar vendin drejt majave më të larta, veçanërisht në sportet e reja.
Notari kinez Pan Zhanle festoi fitoren e tij në finanlen e notit të stilit të lirë 100 metra për meshkuj në Olimpiadën e Parisit 2024 / foto IC
Më 12 gusht, ndërsa festojmë Ditën Ndërkombëtare të Rinisë 2024, është një moment ideal për të nderuar të rinjtë olimpistë kinezë që mahnitën botën në Paris. Profesionalizmi i patundur, ndjekja e paepur e frymës "më shpejt, më lart, më fort", vetëbesimi plot gjallëri, personaliteti i veçantë, ngrohtësia dhe entuziazmi i pakufishëm i tyre ndezën skenën olimpike.
Dyshja kineze e qitjes Huang Yuting dhe Sheng Lihao shpalli kampion olimpik në qitjen e përzier me pushkë me ajër 10 metra në Olimpiadën e Parisit 2024 / foto IC
Çiklistja kineze Deng Yawen konkurroi në garën e BMX-it të stilit të lirë në park për femra në Olimpiadën e Parisit 2024 / foto IC
Dyshja kineze e hedhjes në ujë Quan Hongchan dhe Chen Yuxi shpallën kampione në platformë 10 metra për femra në Olimpiadën e Parisit 2024 / foto IC
Notari kinez Pan Zhanle konkurroi në finanlen e notit të stilit të lirë 100 metra për meshkuj në Olimpiadën e Parisit 2024 / foto IC
Përtej këtyre fitoreve, sportistët e tjerë kinezë të brezit Z shënuan histori edhe në not dhe tenis.
Notari kinez Pan Zhanle theu rekordin botëror të 100 metrave stil i lirë, duke marrë medaljen e artë me 46.40 sekonda më 31 korrik, vetëm disa ditë përpara ditëlindjes së tij të 20-të më 4 gusht.
Tenistja kineze Zheng Qinwen pas fitores në finanlen e tenisit si individ për femra në Olimpiadën e Parisit 2024 / foto IC
Lojtarja kineze e skejtbordit Zheng Haohao, sportistja më e re në Lojërat Olimpike të Parisit 2024 / foto IC
Olimpiada nuk ka të bëjë në asnjë mënyrë vetëm me fitimin e medaljeve të arta, por edhe me përkushtimin, me përpjekjet me të gjitha forcat dhe me ndarjen e gëzimit të çdo ndeshjeje e gare me shokët e tu olimpistë.
Duke rënë me lehtësi të hijshme dhe me një buzëqeshje, Zheng Haohao, sportistja më e re në Lojërat Olimpike të Parisit 2024, "lundroi" në thellësitë e lugut të parkut "Palace de La Concorde" më 6 gusht.
Lojtarja kineze e skejtbordit Zheng Haohao, sportistja më e re në Lojërat Olimpike të Parisit 2024 / foto IC