Moti i nxehte (Foto Panorama)
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se këtë javë Shqipëria pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, si rezultat i masave të ajrore të nxehta, shkruan “ATSH”.
Falë ndikimit të rrymave ajrore të nxehta me origjinë nga veriu i Afrikës dhe Anticiklonit të Azoreve, do të regjistrohen ditë të nxehta e net të ngrohta, të quajtura netët tropikale.
Gjatë gjithë javës moti pritet të jetë i kthjellët e orë të plota me diell, pa përjashtuar vranësirat të pakta kalimtare nga orët e mesditës kryesisht në relievet malore.
Temperatura pritet të arrijnë deri në 42 gradë në disa zona.
Autoritetet shëndetësore bëjnë thirrje për kujdes të shtuar ndaj fëmijve, të moshuarve dhe atyre me probleme shëndetësore. (Fatosi)