Ushtare (Foto Atsh)
Ushtria ukrainase njoftuan se forcat ruse kanë vazhduar ofensivën e tyre në Ukrainën lindore, ndërsa Rusia përpiqet t’i përgjigjet inkursionit të Ukrainës në rajonin jugor rus, Kursk, njofton “ATSH”.
Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës njoftoi se luftimet u përqendruan rreth qytetit Pokrovsk në rajonin e Donetskut, ku forcat ukrainase zmbrapsën 26 përpjekje të njësive ruse për të thyer mbrojtjen që prej mëngjesit të së dielës.
Më tej në lindje, në Donetsk, Ukraina njoftoi se trupat ruse gjithashtu u përpoqën të avanconin drejt vendbanimit të Niu-York pranë qytetit Toretsk.
Ushtria ukrainase bëri të ditur se avancimi u shty, ndërsa Toretsk ishte objektivi i sulmeve ajrore ruse.
Për shkak të ofensivës ukrainase në Kursk, Rusia ka evakuar dhjetëra mijëra civilë pas gjashtë ditësh luftimesh të rënda.
Artileria ruse me rreze të gjatë dhe avionët luftarakë po synonin zonën përreth qytetit ukrainas Sumy, i cili është një rrugë thelbësore furnizimi për njësitë në Kursk.
“Zhvillimet e fundit erdhën pasi forcat ruse të Mbrojtjes Civile njoftuan të shtunën se rreth 76.000 civilë ishin evakuuar nga rajoni kufitar dhe ishin akomoduar në pjesë të tjera të Rusisë”,- njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve ruse “TASS”.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjithashtu konfirmoi inkursionin e ushtrisë në Kursk, pesë ditë pasi trupat ukrainase përparuan në zonë. (Fatosi)