Ethet e Nilit, eksperti: Situata në Shqipëri nuk është shqetësuese
2024-08-13 15:04:31

Ethet e Nilit (Foto Gazetashqiptare)

Ethet e Nilit (Foto Gazetashqiptare)

Prej disa javësh, përveç vendeve të Europës dhe rajonit, edhe në Shqipëri po qarkullon virusi i Etheve të Nilit Perëndimor, shkruan “Panorama”.

Sipas të dhënave zyrtare nga Instituti i Shëndetit Publik, në Shqipëri u raportua se në 5 gusht janë shënuar 3 raste me humbje jete dhe janë 17 të infektuar. Ndërsa dyshohet për 12 raste të tjera.

Sipas mjekut epidemiolog Ilir Alimehmeti, në vend mund të jenë të infektuar rreth 3 mijë persona.

Ai thotë se situata nuk është shqetësuese, përderisa nuk ndodh transmetimi i virusit nga njeriu te njeriu dhe në 80% të rasteve nuk shfaqin simptoma. (Fatosi)