foto nga VCG
Pjesa kontinentale e Kinës organizoi të martën kthimin e katër anëtarëve të ekuipazhit të një anijeje të rajonit Tajvan, të cilët dyshoheshin për peshkim të paligjshëm pranë ujërave të qytetit Quanzhou në provincën Fujian, sipas Zyrës së Çështjeve të Tajvanit të Këshillit të Shtetit.
foto nga VCG
Katër anëtarët e ekuipazhit nuk do të ndiqen penalisht, pasi veprat e tyre ishin të vogla. Ndërkohë një tjetër anëtar vazhdon të mbetet nën hetim, u tha gazetarëve Zhu Fenglian, zëdhënëse e Zyrës së Çështjeve të Tajvanit të Këshillit të Shtetit.
foto nga VCG
Anija u sekuestrua më 2 korrik nga Roja Bregdetare e pjesës kontinentale. Zëdhënësja Zhu tha se pjesa kontinentale i kushton rëndësi të madhe mbrojtjes së burimeve të peshkimit dhe ruajtjes së rendit në zonat detare.
Roja Bregdetare ka vepruar në përputhje me ligjin dhe ka garantuar të drejtat dhe interesat legjitime të anëtarëve të ekuipazhit, shtoi ajo. (Fang Xiaoyu/Elona)