Rusia kryen evakuime në Belgorod
2024-08-13 17:02:45

 

Tanke (Foto Panorama)

Pjesë të rajonit rus të Belgorodit u evakuuan mëngjesin e të hënës pas raportimeve për aktivitet në zonë nga forcat ukrainase, tha guvernatori lokal Vyacheslav Gladkov, citon “Panorama”.

Sipas tij, autoritetet kishin dhënë miratimin për të larguar njerëzit, por nuk dha asnjë detaj të mëtejshëm.

Nuk është e qartë se sa i përhapur është evakuimi.

Kjo lëvizje vjen pasi trupat ukrainase pushtuan rajonin fqinj Kursk, duke çuar në evakuime në rajonin kufitar rus.

Mediat ukrainase raportuan të dielën se forcat ukrainase dukej se kishin hyrë në rajonin e Belgorodit, duke shpërndarë video të pesë trupave ukrainase me uniformë që qëndronin jashtë një ndërtese. (Fatosi)