Krimi kibernetik - Okb (Foto Oranews)
Ministri shqiptar i Drejtësisë, Ulsi Manja, u shpreh krenar për kontributin aktiv të dikasterit që ai drejton në miratimin e Konventës së parë të OKB-së kundër krimit kibernetik, nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, shkruan “ATSH”.
Ministri Manja theksoi se ky dokument strategjik do të forcojë sigurinë kibernetike globale.
Ministri përgëzoi ekipin shqiptar të ekspertëve që punoi për përfaqësimin dinjitoz të Shqipërisë në këtë proces jetik për botën.
“Krenar për kontributin aktiv të Ministrisë së Drejtësisë në miratimin e Konventës së parë të OKB-së kundër krimit kibernetik. Ky dokument strategjik do të forcojë sigurinë kibernetike globale. Përgëzime ekipit tonë të ekspertëve që punoi për përfaqësimin dinjitoz të Shqipërisë në këtë proces jetik për botën”,- shkroi ministri Manja në një postim në rrjetet sociale. (Fatosi)