Mijëra vizitorë në Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar gjatë korrikut e gushtit
2024-08-13 16:37:57
Muzeu i Artit Mesjetar (Foto Ministria e Kultures)
Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar vijon të jetë muzeu më i vizituar në qytetin e Korçës, shkruan “RTSH”.
Ai ka një fond të pasur prej 8000 objektesh nga të cilat 6500 ikona me vlera të papërsëritshme historike e kulturore.
Gjatë muajit korrik dhe 10 ditëve të para të gushtit janë regjistruar më shumë se 2000 vizitorë, kryesisht të huaj.
Në këtë muze, vizitorët mund të informohen edhe nëpërmjet guidave audio në gjuhën angleze, frënge, ukrainase dhe shqipe, ndërsa është në përpunim edhe audioguida në gjuhën spanjolle. (Fatosi)
Lajmet Kryesore