foto nga VCG
Këtë vit sektori i korrierëve të Kinës kapërceu shifrën prej 100 miliardë pako shumë më shpejt se një vit më parë, duke reflektuar një treg të lulëzuar të konsumit dhe vitalitet të qëndrueshëm ekonomik.
Ky moment u arrit të martën, 71 ditë më herët se në vitin 2023, sipas Byrosë Shtetërore të Postës. Kjo barazohet me një mesatare prej 71.43 pako për person në Kinë, ose 5,144 pako të dorëzuara çdo sekondë.
Sektori i dërgesave ekspres është kthyer në një tregues kyç të shëndetit ekonomik të vendit. Mes një rikuperimi të qëndrueshëm ekonomik, industria ka vendosur rekorde të reja në tre metrika kryesore.
foto nga VCG
Vëllimi më i lartë i dërgesave një ditore tejkaloi 580 milionë parcela dhe vëllimi mesatar mujor i kaloi 13 miliardë parcela. Të ardhurat mujore të sektorit arritën në 100 miliardë juanë (rreth 14 miliardë dollarë amerikanë).
Kina krenohet me një rrjet logjistik shumë efikas, që arrin edhe në zonat më të largëta. 234,000 pika shpërndarjeje në mbarë Kinën dhe mbi 95% të fshatrave të mbuluara nga shërbimet e dërgesës së shpejtë. Këtë verë, sistemi mundësoi shpërndarjen e frutave të stinës nga rajone të largëta brenda 24 orësh.
Inovacioni teknologjik ka rritur më tej efikasitetin e ofrimit. Në disa qytete, dronët mund të dorëzojnë paketat brenda 10 minutave, ndërsa automjetet autonome kanë ulur ndjeshëm kohën e dorëzimit.
foto nga VCG
Në vazhdim, Byroja Shtetërore të Postës planifikon të përmirësojë qendrat e logjistikës në zonat urbane, sistemet e logjistikës rurale, të zgjerojë shërbimet ndërkombëtare të shpërndarjes, si dhe të integrojë zinxhirin e shpërndarjes me prodhimin e avancuar.
Kina ka udhëhequr botën në vëllimin e dërgesave ekspres për 10 vjet rradhazi. (Fang Xiaoyu/Elona)