foto nga VCG
Ministri i Jashtëm Wang Yi bëri thirrje të hënën për përpjekje bashkëpunuese mes Kinës dhe Organizatës së Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN) për të përshpejtuar zhvillimin e koordinuar dhe për të nxitur forca të reja prodhuese cilësore në të gjithë rajonin.
Wang Yi, njëkohësisht anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK, i bëri deklaratat në një letër urimi drejtuar Javës ASEAN-Kinë 2024. Ceremonia e hapjes së aktivitetit u mbajt të hënën në qytetin Changzhi, në Shanxi të Kinës veriore.
Që nga krijimi i partneritetit strategjik gjithëpërfshirës Kinë-ASEAN, janë bërë përparime në ndërtimin e një komuniteti Kinë-ASEAN me një të ardhme të përbashkët, tha ministri Wang. Janë arritur rezultate të jashtëzakonshme në ndërtimin e një atdheu paqësor, të begatë, të bukur dhe miqësor. Marrëdhëniet e partneritetiti kanë afruar dy miliardë banorë të rajonit, duke nxitur respektin dhe mirëkuptimin reciprok, shtoi ai.
foto nga VCG
Duke theksuar potencialin e madh të lidhjeve Kinë-ASEAN, Wang u bëri thirrje palëve të eksplorojnë zgjerimin e vazhdueshëm të fushave të bashkëpunimit dhe të shfrytëzojnë mundësitë e revolucionit teknologjik dhe industrial.
Kryediplomati kinez tha se Kina dhe ASEAN- i duhet të shfrytëzojnë avantazhet e tyre përplotësuese, të përshpejtojnë zhvillimin sinergjik dhe të punojnë së bashku për të kultivuar dhe zhvilluar forcat e reja prodhuese cilësore në rajon.
foto nga VCG
Wang u shpreh optimist se përpjekjet e përbashkëta do të injektojnë një shtysë të re zhvillimi dhe rigjallërimi, do t'i shtojnë vrull stabilitetit dhe prosperitetit rajonal dhe do të japin kontribute të reja në ndërtimin e një komuniteti më të ngushtë Kinë-ASEAN me një të ardhme të përbashkët. (Fang Xiaoyu/Elona)