CFP
Anija kërkimore “Shenhai Yihao”, ose “Deti i Thellë Nr.1”, nisi ekspeditën si pjesë e Udhëtimit Ndërkombëtar të Paqësorit Perëndimor, njofton “CGTN”.
Anija do të kryejë një mision shkencor 45-ditor në Oqeanin Paqësor Perëndimor.
Jiaolong është planifikuar të bëjë 18 zhytje për të mbledhur organizma në det të thellë, ujë deti dhe sedimente, në mënyrë që të thellohet kuptimi i ekosistemeve dhe mjediseve unike të maleve detare.
Tang Dongmei, një zyrtar i lartë i Ministrisë së Burimeve Natyrore, tha në ceremoninë e nisjes se Programi Dixhital i Habitateve Tipike të Detit të Thellë, i udhëhequr nga Kina, kishte fituar mbështetjen dhe pjesëmarrjen e 39 vendeve.
Si udhëtimi i parë ndërkombëtar sipas programit, ekspedita përfshin shkencëtarë nga Kanadaja, Spanja, Kolumbia dhe vende e rajone të tjera. (Fatosi)