Fidel Ylli: Firoret në Paris 2024 treguan se duhet bërë më shumë për sportin
2024-08-13 14:41:23

Fidel Ylli (Foto Rtsh)

Fidel Ylli (Foto Rtsh)

Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli, përshëndeti të gjithë punë e bërë dhe sportistët që morën pjesë në Lojërat Olimpike në Paris, ku Shqipëria u kthye kampione me dy medalje bronzi në disiplinën e mundjes stil i lirë, shkruan “RTSH”.

Nga Rinasi, ku u zhvillua ceremonia e pritjes së delegacionit olimpik shqiptar, Fidel Ylli tha se këta sportistë janë e ardhmja e sportit, ndërsa kërkoi që qeveria të bëjë më shumë për sportin.

“Kjo është një ditë e rëndësishme për sportin shqiptar, pasi Shqipëria ka hyrë në listën e shteteve të komiteteve olimpike që kanë marrë medalje dhe kjo falë dy mundësve tanë të jashtëzakonshëm, Islam Dudaev dhe Chermen Valiev, që na bënë krenarë dhe ngritën flamurin shqiptar në arenën në Paris”,- tha presidenti i KOKSH-it.

Ai i cilësoi ata gur themeli për të ardhmen e sportit dhe për t’i dhënë mesazhin qeverisë se për sportin duhet bërë më shumë.

Në Lojërat Olimpike Paris 2024, mundësit Islam Dudaev dhe Chermen Valiev ngritën dy herë flamurin shqiptar, pasi fituan të dy medaljen e bronztë në kategorinë 65 dhe 74 kg në disiplinën e mundjes stil i lirë. (Fatosi)