Europa pritet të lehtësohet nga vala e të nxehtit përvëlues
2024-08-13 17:12:05

foto nga CFP

Turistët për të hyrë në Katedralen e Firences / foto nga CFP

 Vala e të nxehtit, e cila ka nisur prej më shumë se dy javësh në të gjithë Europën, duket se do të marrë fund, shkruan “Panorama”.

Sipas meteorologëve, vapa ekstreme u shkaktua pjesërisht nga një valë e ajrit të nxehtë nga Afrika e Veriut.

Shumë njerëz raportohet të kenë vdekur në Itali dhe paralajmërimet për nxehtësinë ekstreme mbeten në fuqi për vende si Portugalia, Rumania dhe Qipro.

foto nga CFP

Turistë në Greqi / foto nga CFP

Megjithatë, temperaturat e larta pritet të ulen përfundimisht në shumë vende gjatë fundjavës dhe javës së ardhshme.

Moti tepër i ngrohtë do të vazhdojë edhe për disa ditë të tjera, me temperatura që do të arrijnë sërish deri në 40 gradë celsius në vende si Shqipëria, Italia, Greqia, Rumania dhe Bullgaria.

Meteorologët thonë se tashmë vapës ekstreme po i vjen fundi. Tendenca tregon një rënie graduale të temperaturave që do të ngjajnë më shumë me kushtet e motit për këtë periudhë të vitit. (Fatosi)