Varferia (Foto Gazeta Dita)
Studimi i Bankës së Shqipërisë “A janë familjet shqiptare financiarisht të brishta?” tregon se 60% e familjeve në Shqipëri mund të kenë likuiditet të mjaftueshëm për të kaluar muajin, apo për të bërë aktivitetet e tyre të pritshme. Por, nëse ato do të përballen me shpenzime të papritura, si p.sh. një sëmundje apo problem tjetër, ato nuk do të ishin në gjendje ta përballonin, shkruan gazeta “Panorama”.
Duke përdorur të dhënat e marra nga raundi i parë i Vrojtimit të Pasurisë së Familjeve në Shqipëri, është vlerësuar se 60% e familjeve në Shqipëri konsiderohen financiarisht të brishta. Ato nuk kanë likuiditet të mjaftueshëm për të përballuar një shpenzim të papritur.
Të dhëna nga Instituti i Statistikave, INSTAT, tregojnë që një familje shqiptare harxhon mesatarisht 40% të shpenzimeve totale vetëm për t’u ushqyer.
Ndërsa, sipas të dhënave nga Eurostati, buxheti që familjet shqiptare shpenzojnë për t’u ushqyer është më i larti në Europë. (Fatosi)