Kryediplomati Hasani: Krenohemi me fuqinë dhe potencialin e të rinjve
2024-08-13 17:15:43

Ministria shqiptare e Jashtme (Foto Shqiptarja.com)

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, deklaroi se Shqipëria krenohet me fuqinë dhe potencialin e të rinjve, si gjenerata e ardhshme e liderëve, forca shtytëse e ndryshimeve pozitive globale, shkruan “ATSH”.

Duke ndarë një video me mesazhe nga të rinj shqiptarë të sukseshëm kudo në botë, ministri Hasani tha: “Të rinjtë, kudo në Shqipëri e diasporë, janë një dëshmi e ruajtjes dhe promovimit të vlerave, kulturës, lidhjeve të reja dhe nxitjen në zhvillim me inovacion dhe teknologji”.

Ministri premtoi se shteti dhe qeveria shqiptare do të vazhdojnë të mbështesin dhe fuqizojnë të rinjtë si brenda dhe jashtë vendit.

“Zërat dhe veprimet tyre kanë rëndësi në ndërtimin e një bote më gjithëpërfshirëse, të qëndrueshme dhe dinamike”,- shkroi ministri Hasani. (Fatosi)