foto nga VCG
Wang Yi, Ministri i Jashtëm i Kinës dhe njëkohësisht anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK, do të vizitojë Mianmarin dhe do të udhëtojë në Tajlandë për të bashkëkryesuar Takimin e nëntë të Ministrave të Jashtëm të Bashkëpunimit Lancang-Mekong (LMC), nga 14 deri më 17 gusht. Gjithashtu ai do të marrë pjesë në Diskutimin Informal mes Ministrave të Jashtëm të Kinës, Laosit, Mianmarit dhe Tajlandës.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës tha se vizita e Wang në Mianmar synon thellimin e bashkëpunimit dypalësh me përfitime reciproke në fusha të ndryshme, përforcimin e miqësisë së ngushtë mes dy popujve si dhe avancimin e ndërtimit të komunitetit Kinë-Mianmar me një të ardhme të përbashkët .
Si një mike dhe fqinje e Mianmarit, Kina ndjek në mënyrë rigoroze parimin e mosndërhyrjes në punët e brendshme të vendeve të tjera, mbështet përpjekjet për të ruajtur stabilitetin, për të rritur ekonominë dhe për të përmirësuar jetesën e njerëzve. Ajo ofron ndihmë konstruktive për palët në Mianmar, që të adresojnë siç duhet dallimet përmes konsultimeve politike, brenda kornizës së kushtetutës dhe ligjeve të tjera, shtoi zëdhënësi.
foto nga VCG
Në lidhje me Bashkëpunimin Lancang-Mekong (LMC), zëdhënësi tha se është një lloj mekanizmi inovativ i bashkëpunimit rajonal midis Kinës, Kamboxhias, Laosit, Mianmarit, Tajlandës dhe Vietnamit, që pasqyron bashkëpunimin, konsultimet dhe përfitimet e përbashkëta. Që nga fillimi i tij në 2016, mekanizmi ka dhënë rezultate të frytshme, duke kontribuar efektivisht në zhvillimin ekonomik dhe social të gjashtë vendeve Lancang-Mekong dhe duke sjellë përfitime të prekshme për popujt e tyre.
Zëdhënësi tha se vitet e fundit, nën drejtimin strategjik të liderëve të Kinës dhe të vendeve përgjatë lumit Mekong, Kamboxhia, Laosi, Mianmar, Tajlandë dhe Vietnami, secila prej tyre ka shpallur së bashku me Kinën, ndërtimin e një komuniteti me të ardhme të përbashkët. Të gjitha vendet në rajonin e Mekong janë të angazhuara në ndërtimin e një komuniteti me një të ardhme të përbashkët, si në planin dypalësh me Kinën ashtu edhe në atë shumëpalësh nën mekanizmin LMC.
foto nga VCG
Kina shpreson të punojë me vendet e lumit Mekong në Takimin e Ministrave të Jashtëm të bashkëpunimit LMC për të rishikuar progresin e bashkëpunimit, për të vlerësuar përvojën e kaluar dhe për të planifikuar hapat e ardhshëm për të avancuar bashkëpunimin LMC, për ta kthyer rajonin e Lancang-Mekongut në një shembull për bashkëpunimin cilësor të nismës“Një brez, një rrugë”, një ritëm për zbatimin e Iniciativës së Zhvillimit Global, një pionier për zbatimin e Iniciativës Globale të Sigurisë dhe një kryetar për zbatimin e Iniciativës së Qytetërimit Global dhe formimin e një komuniteti edhe më të ngushtë me një të ardhme të përbashkët për vendet e Lancang - Mekongut, shtoi zëdhënësi.
Gjatë takimit të LMC, me ftesë të Tajlandës, Ministri Wang Yi do të marrë pjesë në Diskutimin Informal mes Ministrave të Jashtëm të Kinës, Laosit, Mianmarit dhe Tajlandës, për të shkëmbyer pikëpamje mbi situatën rajonale, luftimin e përbashkët të krimeve ndërkufitare dhe çështje të tjera, shtoi zëdhënësi. (Fang Xiaoyu/Elona)