Foto nga VCG
Si një partner i rëndësishëm i Iniciativës “Një Brez një Rrugë”, Uzbekistani ka promovuar në mënyrë aktive bashkëpunimin pragmatik me Kinën, shkruan Xinhua.
Me lidhjet dypalëshe të ngritura në një partneritet strategjik gjithëpërfshirës për një epokë të re, bashkëpunimi bujqësor midis Kinës dhe Uzbekistanit po hap mundësi të reja dhe po nxit rritjen ekonomike dhe tregtare.
Një park modern demonstrues bujqësor i vendosur në rajonin Syrdarya të Uzbekistanit tregoi se si një bashkëpunim i tillë bujqësor midis dy vendeve ka lehtësuar shkëmbimin e teknologjive të avancuara bujqësore dhe tregtinë e prodhimeve bujqësore.
Parku Demonstrativ i Shkencës dhe Teknologjisë Moderne Bujqësore Kinë-Uzbekistan u ndërtua në vitin 2021. Ai mbulon një sipërfaqe prej 233 hektarësh, duke përfshirë 7.2 hektarë sera moderne bujqësore, 66.7 hektarë fushë demonstrimi të rrushit të ujitur me pika dhe 84 hektarë fushë demonstrimi të kulturave të reja. Përveç kësaj, parku promovon teknologji të avancuara të ujitjes për vendasit.
Së fundmi, në park janë mbjellë me sukses 6000 fidanë mollësh cilësore nga provinca Shaanxi. Në dhjetor 2022, në Tashkent u krijua Qendra Tregtare e Bazës Demonstruese të SCO për Shkëmbimin dhe Trajnimin e Teknologjisë Bujqësore (Shaanxi, Kinë). Produktet bujqësore nga parku do të shiten përmes kësaj qendre, duke krijuar një zinxhir lokal prodhimi dhe shitjeje në Uzbekistan.(Fatosi)