Ursula von der Leyen / foto nga CFP
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen shprehu mbështetjen e saj për thirrjen e vendeve ndërmjetësuese, ShBA-së, Egjiptit dhe Katarit,për të filluar negociata për shkëmbimin e pengjeve midis Izraelit dhe Hamasitdhe një armëpushim në Rripin e Gazës, njofton ATSH.
Von der Leyen bëri një postim nga llogaria e saj X lidhur me thirrjen eSHBA-së, Egjiptit dhe Katarit, për sigurimin e armëpushimit në Rripin e Gazësdhe për shkëmbimin e pengjeve.
“Kjo është rruga e vetme për të shpëtuar jetë, për të rindërtuarshpresën e paqes dhe për të siguruar rikthimin e pengjeve”, deklaroi Von derLeyen.
“Për këtë arsye, unë mbështes fuqimisht përpjekjet e ndërmarra ngaSHBA, Egjipti dhe Katari për të ndihmuar në arritjen e paqes dhe stabilitetitqë i nevojitet rajonit”, shtoi ajo.
SHBA-ja, Egjipti dhe Katari, përmes një deklarate të përbashkët, i bënëthirrje Izraelit dhe Hamasit për rifillimin e negociatave në Kajro ose Doha më15 gusht për sigurimin e një armëpushimi në Gaza dhe për shkëmbimin e pengjeve.(Fatosi)