foto nga VCG
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme deklaroi të hënën se qëndrimi i Kinës për çështjen e Ukrainës mbetet i qëndrueshëm dhe i qartë.
Raportohet se trupat ukrainase kanë nisur së fundmi një ofensivë në territorin rus të rajonit të Kurskut. Rusia tha se sulmi i ushtrisë ukrainase ka shkaktuar më shumë se 60 viktima civile, ndaj ushtria ruse ka ndalur sulmin e ushtrisë ukrainase. Rajoni i Kurskut ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.
foto nga VCG
Sipas raportimeve të medias, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha në një fjalim se Rusia solli luftë në vendin e tij, ndaj tani duhet të merren me pasojat. Pala amerikane tha se nuk ishte njoftuar për sulmin, nuk ndihej përgjegjëse për përshkallëzimin dhe Ukraina bëri atë që duhej të bënte, për të qenë e suksesshme në fushën e betejës. Gjithashtu tha se sulmi është në përputhje me politikën e SHBA-së, në lidhje me atë që Ukraina mund dhe nuk mund të bëjë me armët amerikane. Shtetet e Bashkuara mbështesin Ukrainën, për t'u mbrojtur nga sulmet që vijnë nga përtej kufirit.
foto nga VCG
I pyetur për të komentuar lidhur me këtë, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme tha se Kina u bën thirrje të gjitha palëve që të respektojnë tre parimet për mospërshkallëzimin e situatës, përkatësisht: moszgjerimin e fushës së betejës, mospërshkallëzimin e luftimeve dhe mosndezjen e flakëve nga asnjëra prej palëve.
Kina do të vazhdojë të ruajë komunikimin me komunitetin ndërkombëtar, për të luajtur një rol konstruktiv në zgjidhjen politike të krizës, tha zëdhënësi. (Fang Xiaoyu/Elona)