Greqia publikon hartën e zonave që rrezikohen prej zjarreve ekstreme
2024-08-12 13:15:30

Foto nga VCG

Greqia publikoi  hartën e zonave që rrezikohen prej zjarreve ekstreme, shkruan RTSH. Bëhet fjalë për rajonin e Atikës, Greqia Qendrore, Peloponezi dhe disa rajone të Kretës.

Sipas Sekretariatit të Përgjithshëm për Mbrojtjen Civile, njoftimi për një nivel rrezikshmërie 5 është lëshuar për këto zona. Ministri për Krizën Klimatike dhe Mbrojtjen Civile, Vasili Kikilias, ka paralajmëruar publikun se kushtet e motit deri më 15 gusht do të jenë të përshtatshme për ndezjet e befasishme të zjarreve.

"Temperaturat jashtëzakonisht të larta dhe kushtet e rrezikshme të motit do të jenë mbizotëruese për zjarret në pyje. Do të kemi një ndërthurje të erërave shumë të forta, pa shi dhe me thatësirë, dhe për këtë arsye gjysma e Greqisë do të jetë 'e kuqe'," deklaroi ai.(Fatosi)